Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranuan kërkesën e Kosovës për të blerë raketat anti-tank Javelin dhe e dërguan atë për shqyrtimin procedural në Kongres, para se të miratojnë shitjen. Javelin priytet të jetë një tjetër armatim modern në duart e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi bëhet fjalë për një raketë anti-tank të prodhuar për herë të parë më 1994-ën dhe që është përmirësuar e modernizuar vazhdimisht.