Në Luksemburg, kryeministri Edi Rama foli për rrugën drejt zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rolin e institucioneve financiare në këtë proces, gjatë punimeve të forumit të European Investment Bank. Plani i ri i rritjes së Ballkanit Perëndimor u konceptua nga Rama si një hap i jashtëzakonshëm që çel shtigje të reja që më parë ishin të hapura vetëm për shtetet anëtare.