NATO do të fillojë stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Steadfast Defender 24, që përfshin 90.000 trupa nga të 31 anëtaret e aleancës ushtarake në lloje të ndryshme të manovrave në tokë, det dhe ajër në një afat kohor prej katër muajsh. Dokumentet zyrtare të NATO-s nuk thonë në mënyrë direkte se po ushtrojnë për një ofensivë të mundshme ruse në territorin aleat, por është e qartë që duan të testojnë se si do t’ia dilnin “gjatë një skenari të simuluar konflikti në zhvillim me një kundërshtar të afërt”.