Partia Socialiste do të mbledhë në 28 janar në selinë qëndore në Tiranë, kryesinë e partisë. Në rend të ditës të kësaj mbledhjeje, parashikohet diskutimi përfundimtar i emrave të kandidatëve të socialistëve në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, pas së cilës pritet të zyrtarizohen përfundimisht emrat e kandidatëve.