Ish-kryeministri Sali Berisha është vendosur kundër rritjes së pagave për gjyqtarët e prokurorët. Duke hedhur akuza për një system të kapur e korruptuar, Berisha theksoi në konferencën për medie të së enjtes se sistemi duhet reformuar dhe se rrogat duhet të shkojnë proporcion me vendin dhe rrogat e tjera.