Deputetja demokrate Ina Zhupa në një deklaratë për mediat ka folur për ecurinë e Gjykimit ne Gjykatën Kushtetuese të procesit të Butrintit. Ajo bën thirrje që koncesioni për Butrintin duhet të ndalohet sa më shpejt. Sipas deputetes, Gjykata Kushtetuese dhe Rithemelimi i janë drejtuar me disa pyetje lidhur me këtë proces Këshillit të Ministrave, por që qeveria ka refuzuar t’u përgjigjet. Sipas Zhupës në këtë mënyrë Këshilli i Ministrave po injoron dhe autoritetin e Gjykatës.