Çështja Beleri ka mbërritur sërish në Parlamentin Europian, këtë herë nëpërmjet nënkryetarit të Komisionit Europian, Margaritis Schinas. Teksa bëri një analizë të situatës në eurozonë, Schinas u shpreh se Greqia nuk heq dorë dhe nuk e harron çështjen Beleri, edhe pse e përmendi në fund të fjalës së tij. Sipas zyrtarit grek, Shqipëria nuk e ka rrugën e lehtë për në BE pa zgjidhur këtë çështje.