Kryeministri Edi Rama e quajti çështjen e Belinda Ballukut të mbyllur dhe se Kuvendi, sipas tij, i dha fund kësaj përplasje të gjatë lidhur me kërkesën për të aurorizuar heqjen e lirisë së një deputeti. Rama edhe njëherë e argumentoi rastin duke ngritur si shqetësim numrin e madh të të paraburgosurve në vend. Ai tha se liria e deputetit nuk mund të kufizohet pasi prokuroria mund të vijojë ta hetojë.