Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për hedhjen poshtë të vendimit për mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi tha për KosovaPress se nuk do të ankohen në Gjykatë Supreme, pasi mendojnë se do të jetë vendimi i njëjtë sikurse i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.