Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore nr.4 në Tiranë, u bëri thirrje të gjithë arsimtarëve si dhe studentëve që ende nuk janë vaksinaur, të bëjnë vaksinën anti covid. Manastirliu u shpreh se duke filluar nga dita e hënë, hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e çertifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.