Drejtori i Përgjithshëm I Kadastrës Artan Lame, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Himarës Gjergji Goro, kanë dorëzuar certifikatën e parë të pronësisë së banesës dhe të truallit, qytetarit Odise Anagnosti, e cila u përfitua pas përfundimit të regjistrimit fillestar në fshatin Vuno. Duke filluar nga data 7 gusht, banorët e fshatit Vuno mund të aplikojnë për të marrë certifikatën e pronësisë për pronat e tyre, qofshin ato shtëpi apo toka.