Presidenti francez Emmanuel Macron nuk e fsheh më; Franca ka një plan B për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Paristi nëse siguria do të jetë në rrezik të madh. Shefi i Elysee zbuloi se parada e delegacioneve sportive pjesëmarrëse në këtë eveniment sportiv mund të spostohet në Trocadero apo në Stade de France. Është parashikuar që ceremonia e hapjes të mbahej mbi Lumin Senë që është hera e parë që një event i tillë mbahet jashtë një stadiumi olimpik në historinë e Lojërave Olimpike