Besimtarët ortodoksë ndoqën mbrëmjen e së premtes së zezë, që shënon vdekjen e Jezusi në kryq për t’u ringjallu mesnatën e së shtunës, kohë kur kulmon edhe kremtimi i Pashkës. Ceremonia e Epitafit në Tiranë u udhëhoq nga kryepeshkopi Joani. Qindra besimtarë u mblodhën edhe në Fier në Kishën e Shëngjergjit. Në Gjirokastër, ceremonia e epitafit është mbajtur në katedralen Ngjallja e Krishtit.