Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë zhvilloi ceremoninë e diplomimit të studentëve, duke shënuar përfundimin e një etape të rëndësishme akademike dhe profesionale për brezin e dytë të të diplomuarve. Aktiviteti mblodhi studentë, prindër, drejtues të institucionit arsimor, përfaqësues të industrisë, institucioneve partnere dhe drejtues të Kastrati Group, duke theksuar rëndësinë e arsimit profesional të orientuar drejt tregut të punës. Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i KPGJT, Akademik Jorgaq Kaçani, vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin e studentëve gjatë dy viteve të studimit. Rektori theksoi gjithashtu se KPGJT ofron programe studimi në fusha si Teknologjia e Automobilave, Elektro-Mekanika, Elektrika dhe Elektronika, Menaxhimi i Ndërtimit dhe Sisteme Ngrohje, ventilimi dhe kondicionimi Prof. Luigi Galantucci, nga Universiteti Politeknik i Barit, vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar