Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” në një ceremoni të organizuar nga Kolegji Universitar “Qiriazi”, në Tiranë. I pranishëm në këtë ceremoni të veccantë ka qenë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi kontributin e Hoxhajt në forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe diplomacisë, duke e konsideruar një urë lidhëse mes politikës së dy vendeve dhe të dijes.