Bashkia e Tiranës ka nderuar ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, me një ceremoni, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij gjatë shërbimit si diplomat në vendin tonë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur për rikthimin në kryeqytet të ish ambasadorit.