Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbyllur rrjetin social Tik Tok. Berisha e konsideron si një hap ekstrem çensure, që sipas tij vjen për qëllime elektorale. Po ashtu Berisha shprehet se Rama ka frikë nga qytetarët të cilët përdorin Tik-Tok kundër tij, e për këtë arsye gjen si zgjidhje mbylljen e këtij rrjeti. Ai premton se nëse do të vijë në pushtet, ky rrjet do të hapet menjëherë.