Autoritetet shqiptare kanë urdhëruar ofruesit e shërbimeve të internetit të bllokojnë aksesin në TikTok. Ofruesve, thekson AFP, u është kërkuar të bllokojnë adresat përkatëse IP dhe serverët DNS të lidhur me aplikacionin, sipas një deklarate nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi ndalimin për herë të parë në dhjetor, pas një përplasjeje që nisi në rrjetet sociale që çoi në vrasjen e një nxënësi 14-vjeçar dhe plagosjen e një tjetri në një përleshje pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.