Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar mbi 1.2 milion banorë në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë së Koosvës. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë agjenci Avni Kastrati theksoi se ka thënë se ka një hezitim nga komuniteti serb, por sipas tij, një pjesë e tyre është duke u regjistruar. Në një konferencë për media Kastrati ftoi të gjithë qytetarët të regjistrohen, pasi kanë mbetur vetëm pak ditë për t’u regjistruar.