Top News – Çelik e sherebele. Dy produktet kryesore që eksporton Shqipëria në SHBA
03/04/2025 17:40

Gati gjysma e totalit të eksporteve shqiptare me vlerë thuajse 100 milionë euro që shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës çdo vit përbëhet nga dy kategori, ajo e metaleve të çelikut dhe gizës dhe ajo e bimëve medicinale. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2024, bizneset shqiptare eksportuan 30 milionë euro çelik dhe gizë dhe 17 milionë euro të tjerë bimë medicinale, kryesisht sherebele. Pjesa tjetër e eksporteve mbulohet nga industria e tekstileve, prodhimeve bujqësore dhe peshkut. Vendimi i Donald Trump parashikohet që të prekë më shumë sektorin e bimëve medicinale, i cili çon përtej Atlantikut më shumë se një të tretën e prodhimit vendas. Ekspertët paralajmërojnë se importuesit amerikanë do të përpiqen t’ua faturojnë bizneseve shqiptare tarifën prej 10 për qind, ndërsa si alternativë në rast refuzimi kanë tregje të tjera më të mëdha, si Turqia apo India, ku bimët medicinale mund t’i përfitojnë me çmim më të lirë. Praktikisht, ndikimi i tarifave të vendosura nga Donald Trump në ekonominë shqiptare është i pashmangshëm. Duke pasur parasysh shkallën globale të tarifave, ato pritet që të cenojnë edhe eksportet shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, por mund të kenë ndikim lehtësues për importet.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04