Shkurti është afati i fundit që kreu i Komisionit qendror të zgjedhjeve jap për partitë politike, për realizimin e votimit elektronik në 5 qarqet më të mëdha të vendit. Në një konferencë me gazetarët, Celibashi theksoi se votimi elektronik ka kosto shumë të larta. Ndërkohë i prerë ishte edhe për votimin e emigrantëve, duke i kaluar përgjegjësinë parlamentit për mosgjetjen e gjuhës së përbashkët për miratimin e ligjit për votën e emigrantëve.