Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë shtroi një listë me rekomandime për partitë politike, si zgjidhje e disa prej problematikave të konstatuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas Celibashit, komisionet me përbërje partiake rezultuan dështim, teksa kërkoi që politika të bëjë hapa para për votimin elektronik, numërimi, apo edhe votën e diasporës.