Beteja ligjore për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari vijon qoftë në KAS po ashtu edhe në SPAK. Avokatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojnë’ depozituan një ankim në KAS, ku kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Kreshnik Hajdarit dhe njoftimin e kryeminsitrit Edi Rama për përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës.