Rreth 240 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë në garën elektorale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ekspertët vlerësojnë se vetëm një pjesë e vogël e shteteve do të ketë fuqi përcaktuese në rezultatin elektoral. Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Ëisconsin mund të zotërojnë çelësin e Shtëpisë së Bardhë.