‘Çdo 6 muaj ne kishim mort në shtëpi’, është shprehur Erion Alibej, i penduaro i drejtësisë këtë të enjte në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”, para togave të zeza në GJKKO. Alibej ka rrëfyer se ai kishte humbur besimin teka autoritetet, pas masakrës së Bredasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai I tij Endrit Alibej. Ai tha se pasi kishte folur para policisë, grupi ekzekutor kishte shkuar deri te fëmijët në shkollë.