Në Asamblenë e Unionit më të madh në botë të partive të qendrës së djathtë (CDI), që zhvilloi punimet në Sao Paulo, Brazil, u miratua një tjetër rezolutë për situatën politike në Shqipëri. Rezoluta nxjerr në pah zgjedhjet e 11 Majti, të cilat sipas dokumentit u karakterizuan nga keqpërdorimi masiv I burimeve publike, blerja e votave dhe intimidimi duke cënuar garën e lirë. Po ashtu në document, CDI ngre si shqetësim kontrollin e drejtësisë si dhe pengimin e komisioneve hetimore parlamentare.