128 vjetori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë kulmoi me një mbrëmje gala, ku u vlerësuan me çmime sipërmarrësit që kanë kontribuar në ekonominë shqiptare përgjatë këtij viti. E mbajtur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, kjo mbrëmje bëri bashkë personalitete nga fusha të ndryshme. Kryetari i Dhomës së tregtisë dhe industrisë, Nikolin Jakaj u shpreh se sfida e sipërmarrjes shqiptare është mungesa e kapitalit human.