Më në fund, edhe çatia e botës është bërë e dukshme. Një pamje unike që nuk kish qenë e mundur ta admiroje më parë. Në këto ditë, nga Katmanduja, kryeqytet i Nepalit, mund të shihet qartësisht maja e mbuluar me borë e malit Everest. E kjo është pasojë e izolimit nga koronavirusi që ka bërë që të zhduket ndotja që zakonisht i pengon turistëve dhe banorëve të dallojnë nga qyteti, majën më të lartë të botës.