Casa Mandarine Restaurant është destinacioni më i ri për të gjithë adhuruesit e kulinarisë, dhe ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në zonën e Bllokut. Vjen me një ambjent të rafinuar dhe me një menu mjaft të pasur për të sjellë pranë jush shijen mesdhetare duke ndërthurur traditën dhe elegancën.