Akt ekspertimi i përpiluar nga mjeku ligjor Elton Serani e ka klasifikuar dhunën ndaj kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja, si “plagosje të lehtë”. Edhe pse Bilbil Maja ka arritur në spital me kafkën e çarë ne 3 pjesë me plagë secila nga 5 cm, sipas mjekut dëmtimet nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën 9 ditë.