Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë të mërkurën Tiranën. Ai do të takohet me kryeministrin Rama ndërsa do të zhvillojnë dhe një konferencë për shtyp rreth orës 12:50. Me tej Cameron do të ndalet në Presidencë. Takimi me Begajn do të zhvillohet rreth orës 14.30. në fokus të diskutimeve sipas mediave britanike do të jetë emigracioni I paligjshëm.