Shqipëria mbetet një mbështetje e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë dhe një ndër temat kryesore të diskutimit gjatë vizitës së Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ka zhvilluar nje takim me zyrtaret shqiptare ne Maqedoni, ku theksoi mbeshtetjen e Shqiperise per Maqedonine Veriut. Më konkretisht, Cakaj pati takime me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetarin e Lëvizjes “BESA”, Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, si dhe Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi. Gjatë këtyre takimeve ne Shkup, u vlerësua roli i pazëvendësueshëm në zhvillimin e demokracisë së brendshme, procesin e anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.