Pas aksit kombëtar, Librazhd-Përrenjas që prej të shtunës vijon të jetë I bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të tokës në afërsi të fshatit Dragostunjë, probleme duket se janë shfaqur dhe në segmentin tjetër kombëtar Tepelenë-Memaliaj. Rruga ka pësuar çarje ndërsa kompania kontraktore ka ndërhyrë duke hehur bitium ndërsa ka vendosur dhe sinjalistikën rrugore për të orientuar drejtuesit e mjeteve. Por problemet më të dukshme janë në karexhatë dhe skarpatë.