Lëkundjet e tërmetit të regjistruara mbrëmjen e së premtes kanë shkaktuar dëme në Pukë. Krahas banesave raportohet për dëme dhe në spitalin Elez Selimi. Tërmeti me magnitudë 4.6 I shkallës rihter tronditi qytetin e shkaktoi panik tek qytetarët. Muret e spitalit janë plasaritur, ku në disa prej tyre ka rënë suvaja. Sallat janë amortizuar pas lëkundjeve të fuqishme. Në pamjet e siguruara nga Top Neës, duken qartë dëmet e shkaktuara. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk dihet ende se si do të procedohet për riparimin e tyre, por kjo gjë ka shkaktuar shqetësim dhe tek stafi I spitalit.