Bypass i Vlorës do të hapet përfundimisht në datën 9 korrik. Kryeministri Edi Rama, ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur si destinacion, jugun e Shqipërisë. Ky sezon turstik do të gjejë një trafik më të lehtësuar në jug, pikërisht për shkak të përfundimit të punimeve në Bypass-in e Vlorës.