Kuvendit iu desh vetëm 4 minuta që të miratojë mes flakëve në parim projektbuxhetin 2024. Opozita u përpoq të bllokojë seancën, ashtu si në seancat pararendëse, ndërsa Garda e Republikës kishte përforcuar radhët e saj brenda sallës. Seancës i paraprinë përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të gardës.