Top News – Buxheti i vitit 2021/ Bashkia e Tiranës nis dëgjesat
25/11/2020 17:08

Bashkia e Tiranës ka nisur dëgjesat publike për projekt-buxhetin e vitit 2021. Në takimin me 10 të rinj, përfaqësues të organizatave të ndryshme, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se prioriteti i bashkisë për vitin e ardhshëm do të jetë rindërtimi i shkollave, transformimi i Piramidës në një akademi inovacioni, si dhe financimi i start-up për të rinjtë. “Jemi një vit nga tërmeti shkatërrues i nëntorit, i cili na tregoi se shkollat e bëra në vitet ‘60-’70 ishin vetëm një tërmet larg, duke filluar nga shkolla ime e vjetër, “Sami Frashëri”, që nuk do bëhet në Paskuqan, por aty ku ka qenë, e tashmë janë hedhur themelet për t’u ringritur dy herë më e madhe, për të pritur fluksin me 1500 nxënës, si një nga shkollat më të kërkuara të Tiranës. Përtej histerisë që ngrihet për çdo projekt, “Samiu” është vetëm njëra nga 17 shkollat e reja që po bëjmë, bashkë me qeverinë, me projektin e rindërtimit të shkollave prej tërmetit. Ndërkohë, kishim një proces të nisur me 17 shkolla të tjera, në partneritet 50 me 50 në buxhet” Edhe sa i takon terreneve sportive do të vijojë puna për t’i shtuar më tej ato. “Do të vazhdojmë me terrenet sportive. Kemi filluar me palestrat në natyrë, duke qenë se gjithmonë e më shumë gjëra do të bëhen në natyrë. Liqeni i Farkës pothuajse po mbaron konturin e vet, duam të jetë një park i dytë. Shumë nga shkollat tona po i inkurajojmë të dalin në park, ish-shkolla ime e vjetër “20 Dhjetori” fare mirë mund të përdori tani parkun “Rinia”, një tjetër produkt i histerisë kolektive, por që ja ku është sot, një bizhu në qendër të Tiranës” Pjesë e rëndësishme e buxhetit të ri të bashkisë është transformimi i Piramidës, për ta kthyer në qendërn të inovacionit. “Është bërë rrethimi i Piramidës, aty do të fillojnë punimet për ta kthyer në një qendër të madhe rinore. Megjithatë, tek “Arena Kombëtare” filluam kurset e Tumo-s për moshat 12-18 vjeç. Kurse, për moshën më të madhe hapëm Akademinë e Zhvillimit të Softuerëve, te Protik-u pas Kryeministrisë, që janë kurse më të specializuara. Një pjesë e madhe e buxhetit tonë për këtë vit do të shkojë tek Piramida. Një pjesë do të financohet këtë vit, pjesa tjetër do të financohet në 2022-shin” Një tjetër projekt i bashkisë në partneritet me një akademi franceze është ngritja e një shkollë eksperimentale, që kultivon të gjithë start up-et në fushën e teknologjisë.

Top Channel/ Samiti i BE, Liderët e Unionit: Kryesojnë Mali i Zi dhe Shqipëria
17/12 22:28
Top Channel/ Nderohet Artur Zheji/ UGSH i dha pas vdekjes çmimin ‘Karriera”
17/12 20:02
Top News- Rama në Bruksel, takon Kallas dhe presidentin e Këshillit të Europës
17/12 19:59
Top Channel/ Plagosja me armë në Mamurras për xhirimin e gomave, zbardhen detajet
17/12 19:54
Top Channel/ Transplantet te privati me para publike/ Lidhja e shefes së QSUT me bizneset e Allajbeut
17/12 19:49
Top Channel/ Berisha: Do bllokojmë rrugët.“Kemi treguar muskujt” më parë, por s’ishin për të rrëzuar Ramën
17/12 19:47
Top Channel/ PD radikalizon protestat/ ja vendimi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar
17/12 19:45
Top News- “Mos xhiro gomat”, gangsteri në Mamurras nxjerr pistoletën qëllon 50-vjeçarin
17/12 19:31
Top Channel/ Të shtënat me armë në Mamurras, pamje nga vendngjarja
17/12 19:24
Top News – Nga Edi Rama tek Viktor Orban. Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mbërrijnë në samit
17/12 18:40
Top News- Aksident i rëndë, kamionçina merr para të moshuarën në aksin Lezhë-Milot
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Kjo qeveri nuk i reziston 5000 demokratëve’, Berisha: Të gjithë në shesh për …
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Rrezikohet të mos na japin dokumentet’, Berisha sulmon Kuvendin: Koha e guximtarëve…
17/12 18:28
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë–Milot, kamionçina përplas të moshuarën
17/12 18:17
Top Channel/ ‘Përballje deri në fitore për të larguar Ramën”, Berisha:Të spostohemi në një orbitë…
17/12 18:11
Top Channel/ Berisha: Greva urie, protesta, do përdorim të gjitha format për të larguar Ramën…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘Po su ngritëm ne Rama nuk largohet’, Berisha: Beteja jonë me sakrifica, nuk mund të…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘I aftë për grusht shteti’, Berisha: Do të bëjmë gjithçka për të ndaluar të marrësh…
17/12 18:03
Top Channel/ PD shtyn mbledhjen, Berisha: Kësaj kalbësire duhet t’i japim një përgjigje, ora jonë…
17/12 18:03
Top Channel/ ‘Sot prova jonë më e madhe’, Berisha: Do të bëjmë analizën, për të rrëzuar këtë regjim
17/12 18:00
DIGITALB DIGITALB