Buxheti i vitit 2025 pritet të sjellë debate në kuvendin e kosovës në seancën e së hënës. Opozita ka paralajmëruar votën kundër duke konsideruar se buxheti nuk sjell perspektivë zhvillimore ndërkohë që mazhoranca shfaqet e pashqetësuar duke qenë se i ka votat e mjaftueshme për miratimin në parim të buxhetit të vitit të ardhshëm.