Opozita kërkon heqje të TVSH-së për produktet ushqimore. Në komisionin për integrimin europian, deputetja Jorida Tabaku i kujtoi socialistëve, marrëveshjen e stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian, kur tha se qeveria duhet të kthejë sytë nga shtresat që kanë vështirësi në blerjen e produkteve bazë ushqimore.