Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit të buxhetit për Ministrinë e Arsimit për vitin 2022. Deputetja demokrate Ina Zhupa, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim në 8 vite sa i përket arsimit dhe sipas saj, të njëjtat premtime u ricikluan edhe sot nga goja e kryeministrit Edi Rama.