Top News- Buxhet 4 miliardë euro për vitin 2026/ Kurti rrit pensionet, pagën e shtesat për fëmijë
31/10/2025 13:13
Buxheti i Kosovës për vitin 2026 do të jetë katër miliardë euro, deklaroi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në mbledhjen e të premtes ai tha se qeveria do të ndajë edhe pagën e 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik në fund të vitit.