Pak para nisjes së seancës gjyqësore për koncesionin e Butrintit, deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se kanë besim tek gjykimi kushtetues, pavarësisht kërkesës që për përjashtimin e 3 gjyqtarëve. Sipas deputetes, nëse Kushtetuesja merr vendime që i interesojnë një shteti tjetër, atëherë Butrinti rrezikon dhe cënon integritetin territorial, identitetin dhe historinë.