Partia Demokratike në betejën e saj për Butrintin, ka ngritur alarmin se sipas saj areologë antishqiptarë kanë marrë në dorë gërmimet, duke tentuar të tjetërsojnë historinë. Sipas deputetes demokrate Ina Zhupa, një I tillë është edhe arkeologu David Hernandez. “Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedhi kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik. Së fundmi, i përzgjedhur është David Hernandez.