Në 27 vjetorin e betejës që ka hyrë në histori, në Koshare, ish-komandanti i Batalionit ‘Njësia Topi’, Feriz Trezhnjeva ruan ende të freskët kujtimin e takimit të fundit me heroin Agim Ramadani. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të lavdishme në historinë e “Beteja e Koshares është një ndër betejat më të lavdishme në historinë e shqiptarëve të Kosovës dhe mund ta krahasojmë si një ndër betejat më të lavdishme të shekullit të ri. Vetë Beteja e Koshares, nga rëndësia e saj dhe pesha e saj historike, ishte një betejë e cila organizohej, u planifikua, u organizua dhe u udhëhoq nga profesionistë ushtarakë, profesionistë të të gjitha fushave të artit ushtarak: këmbësorisë, artilerisë, këmbësorisë, mjekësisë, logjistikës, kundërajrorë. Duke kujtuar rolin e tij si komandant i njësisë me topa 75 dhe 82 mm, veterani shpjegon motivimin për t’iu bashkuar luftës, edhe pse vinte nga Shqipëria. Ngjarjet në Prekaz na motivuan t’i bashkohemi luftës së UÇK-së