Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini nënshkruan këtë të martë marrëveshjen për mbështetjen financiare për studentët shqiptarë. Nga ky vit akademik, Bashkia e Tiranës do të japë tre bursa studimi për studentët shqiptarë që do të pranohen në Kolegjin e Europës.