Bashkia e Tiranës thotë se këtë vit ka mbështetur me bursa 2926 nxënës ekselentë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se bursa është një kontribut edhe për nxënësit e tjerë, si formë inkurajimi për të ecur në jetë dhe për t’u mos u dorëzuar. Kryebashkiaku shtoi se përveç bursave për nxënësit me dhjeta, nga janari 2024 Bashkia e Tiranës do të mundësojë kurse digjitale falas te Qendra TUMO te Piramida.