Mashtrimi nëpërmjet bursave fiktive vijon të çojë në pranga të rinj shqiptarë. Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë arrestimin e tre shtetasve, mes të cilëve administratori i një Call Center në Tiranë dhe dy operatorë në këtë subjekt. Ata prezantoheshin si agjentë shitje dhe i bindin të huajt përmes telefonit të investonin në bursën fiktive Forex.