Për vite me radhë, gruaja përjetoi rënie të flokëve, humbje peshe dhe humbje kujtese dhe çorientim. Miqtë dhe familja dyshonin se mos kishte Alzheimer. Megjithatë, në fund të vitit 2020, pasi u thirr në një stacion policie në Francën jugore, ajo mësoi një të vërtetë shumë më të tmerrshme. Burri i saj prej 50 vitesh, Dominik Pelisot, kishte tretur pilula gjumi në ushqimin dhe pijen e saj për ta vënë në një gjumë të thellë para se ta përdhunonte.