Komunitetet fetare në Shqipëri kritikojnë projektligjin e qeverisë për barazinë gjinore, duke deklaruar se përkufizimet në draftin e pamiratuar ende lënë vend për abuzime dhe devijim nga dy termat tradicionalë të përkufizimit gjinor. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore thonë se pasi analizuan përmbajtjen e projektligjit shprehin shqetësim për disa nene dhe përkufizime.