‘Plani i rritjes’ prej 6 miliardë eurosh, që Bashkimi Europian premtoi për Ballkanin Perëndimor si stimul për të afruar endet më pranë integrimit të plotë ka ngecur mes burokracive të Brukselit. Rregullat e brendshme të BE-së parashikojnë që për miratimin e këtij plani duhet të arrihet dakordësia mes Këshillit dhe Parlamentit. Kjo dakordësi, deri më tani mungon. Radio Europa e Lirë thotë se dy institucionet kryesore të unionit janë ndërthurur në bisedime të ethshme dhe nën presionin e kohës për miratimin e këtij plani para fundit të muajit prill, kur Parlamenti Europian mbyll punimet dhe shpërndahet, pasi në fund të majit dhe fillim të qershorit janë zgjedhjet e reja.